Kompani e web dizajnit në Prishtinë, e fokusuar në suksesin tuaj!
Po kërkoni web dizajner në Prishtinë për të ndërtuar webfaqe biznesi? Me stafin tonë me orar të plotë në Prishtinë dhe përvojën 7+ vjeçare në Web Dizajn & Development, jemi të gatshëm t'ju ndihmojmë në dizajnimin, ndërtimin dhe mirëmbajtjen e webfaqes.
Kostoja e një uebsajti varet nga nevojat specifike të veçoritë që kërkohen. Kjo varet nga ajo që ju nevojitet dhe buxheti juaj. Pasiqë uebsajtet ndryshojnë shumë në kërkesa, rishikime, personalizime dhe madhësinë e dizajnimit, të gjithë këta faktorë kanë ndikim në kosto.
Kur mendoni se sa të investoni në një uebsajt, merrni parasysh këto statistika të cilat tregojnë rëndësinë kritike të përdorshmërisë për suksesin afatgjatë të çdo uebsajti:
— 94% e njerëzve përmendin “dizajnin” si arsye pse nuk i besojnë një uebsajti.
— 93% e njerëzve janë larguar nga një uebsajt sepse nuk është shfaqur siç duhet në pajisjen e tyre.
— 90% e njerëzve janë larguar nga një uebsajt sepse ishte dizajnuar keq.
— 93% e njerëzve janë larguar sepse uebsajti nuk u ngarkua mjaft shpejt.
Prandaj, padyshim që ia vlen të vendosni më të mirën dhe të investoni në uebsajt me performancë të lartë.
Ne përpiqemi dhe kujdesemi për bizneset e të gjitha madhësive dhe bëjmë çmos që të punojmë edhe me buxhete të kufizuara. Ju ftojmë të na kontaktoni këtu në Hostinkos Ueb Design për ofertë të personalizuar që merrë parasysh të gjitha nevojat specifike. Ne nuk ndërtojmë faqe interneti një të vetme për të gjithë; ne thirremi në personalizim dhe individualitet, derisa çmimet tona dhe përkushtimi ynë ndaj klientëve janë të pakrahasueshme!
Po, ne ofrojmë pako të web dizajni të personalizuara për të përmbushur kërkesat unike të faqes suaj të internetit. Na kontaktoni për të diskutuar nevojat tuaja dhe ne do të krijojmë pako web dizajni të përshtatur vetëm për biznesin tuaj.
Pakot tona të web dizajnit janë krijuar për të ofruar zgjidhje gjithëpërfshirëse dhe ajo që shihni në pakot tona është ajo që merrni. Megjithatë, nëse projekti juaj kërkon veçori të personalizuara ose integrime specifike të aplikacioneve të palëve të treta, nuk përjashtohet të ketë tarifa shtesë që lidhen me këto kërkesa specifike. Ne do të diskutojmë paraprakisht s'bashku çdo kosto shtesë të mundshme, duke siguruar transparencë të plotë dhe pa surpriza të fshehura.
Po, absolutisht! Ndërsa pakot tona aktuale të dizajnit të faqes së internetit nuk përfshijnë funksionalitetin e e-Commerce si parazgjedhje, ky funksionalitet shtohet lehtësisht gjatë hapit tjetër kur personalizoni pakon e përzgjedhur. Thjesht zgjidhni veçoritë që dëshironi dhe ne do të integrojmë funksionalitetin e tregtisë elektronike pa probleme në faqen e internetit. Ne pastaj do të diskutojmë kërkesat specifike për t'u siguruar që eCommerce të përputhet në mënyrë të përsosur me qëllimet tuaja të biznesit.
Në Hostinkos zgjedhim në mënyrë selektive projektet online që përputhen me ekspertizën tonë. Fokusi ynë është në krijimin e faqeve të personalizuara të internetit që rrisin praninë online. Ne jemi të specializuar në krijimin e faqeve të internetit me cilësi të lartë, të personalizuara, të dizajnuara për të përmbushur nevojat dhe qëllimet unike të çdo biznesi.
Ne ofrojmë përkrahje të vazhdueshme për të siguruar që faqja juaj e internetit të funksionojë pa probleme. Pakot tona përfshijnë asistencë teknike, zgjidhjen e problemeve dhe udhëzime të përgjithshme.
Disa aspekte të SEO janë teknikisht sfiduese, ndërsa të tjera kërkojnë kohë. Nëse kërkoni diçka të thjeshtë për t’u bërë që ka ndikim të rëndësishëm në renditjen e faqes së internetit, regjistrimi në Google My Business është hap i rëndësishëm. Google My Business është, në thelb, një listë biznesi falas me Google. Informacioni që i jepni Google kur regjistroheni do ta ndihmojë faqen e internetit të performojë më mirë në kërkimet përkatëse dhe do të mundësojë përdoruesve të mësojnë më shumë rreth produkteve dhe shërbimeve që ofroni. Gjithashtu ndihmon njerëzit lokalë të biznesit t’ju gjejnë, edhe nëse tregtoni vetëm online.
Shumë biznese të vogla rrallë kanë nevojë të përditësojnë informacionin në uebfaqen e tyre sepse shërbimet që ata ofrojnë mbeten të qëndrueshme. Në anën tjetët, motorët e kërkimit preferojnë t’u ofrojnë përdoruesve të tyre informacion që është i freskët pasi e konsiderojnë atë si më të rëndësishëm. Motorët e kërkimit marrin parasysh datat kur uebfaqet janë publikuar dhe azhurnuar kur i rendisin ato. Nëse keni përmbajtje të vjetër, duhet ta përditësoni herë pas here, edhe nëse është vetëm minimale ose kozmetike. Edhe më mirë, krijoni blog për uebfaqen e biznesit në mënyrë që përmbajtja e re dhe vërtet e freskët të shtohet rregullisht.
Fjalët kyçe mbeten element i rëndësishëm i SEO, edhe pse algoritmet e motorëve të kërkimit janë aq të sofistikuara sa të kuptojnë temën dhe rëndësinë e përmbajtjes së uebfaqes pa u mbështetur vetëm në to. Fjalët kyçe që përdorni duhet të përfshijnë emrat e çdo produkti që shisni, shërbimet që ofroni dhe nëse jeni biznes lokal, vendet në të cilat veproni. Në mënyrë ideale, çdo uebfaqe duhet të ketë fokus të ndryshëm të fjalëve kyçe dhe fjalët kyçe duhet të përdoren në titullin e uebfaqes, titujt dhe nëntitujt, tekstin kryesor, alt-tekstin e imazhit dhe përshkrimet meta. Megjithatë, ngarkimi i tepërt i përmbajtjes me të njëjtat fjalë kyçe dëmton SEO-në. Në përgjithësi, shikoni të keni dendësi maksimale të fjalëve kyçe prej rreth 1% në 2%.
Për pyetje të tjera ju lutemi kontaktoni Ekipin tonë.