Vetëm 2 kërkesa të thjeshta
1. Ju duhet të ofroni një letër zyrtare që tregon statusin tuaj të bamirësisë (që konsiderohet e dobishme për komunitetin).
2. Ne duhet të jemi në gjendje të verifikojmë që ju jeni të autorizuar për përfaqësim.
Jemi në gjendje të ofrojmë shërbime hosting me 50% zbritje për:
I. Organizatë bamirësie:
Organizatat bamirëse duhet të jenë të themeluara dhe veprojnë ekskluzivisht për qëllime bamirësie, të tilla si lehtësimi i varfërisë, përparimi në arsim, lehtësimet nga fatkeqësitë dhe të tjera. Qëllimet duhet të jenë të dobishme për komunitetin.
II Organizatë jo fitimprurëse:
Organizatat jofitimprurëse nuk kanë nevojë të veprojnë ekskluzivisht për qëllime bamirësie; ato mund të veprojnë për mirëqenien sociale, përmirësimin qytetar, sportin, rekreacionin apo ndonjë qëllim tjetër jofitimprurës.
III. Çdo qëllim tjetër që konsiderohet i dobishëm për komunitetin.
Nëse mendoni se mund të përfitoni nga përfshirja jonë në komunitet, na tregoni.
E tëra që kërkojmë në këmbim është një vegëz e vogël e lidhur në këtë faqe në fund të uebfaqes tuaj për të na ndihmuar të promovojmë inicitiven dhe të ndihmojmë edhe më shumë shoqata.
Për të aplikuar, ju lutemi shtypni butonin më poshtë dhe ne do të jemi në kontakt.
Filloni Aplikimin
Nëse dëshironi të aplikoni për t'u pranuar në këtë program, ju lutemi Na Kontaktoni dhe na jepni informacionin e mëposhtëm: Emri juaj, adresa juaj, adresa juaj e-mail, numri juaj i telefonit të kontaktit, emri i bamirësisë ose organizatës, numri i regjistruar i bamirësisë nëse është i aplikueshëm.