// HISTORIA_E_ZANAFILLËSSi Filloi Gjithçka
Ne e filluam Hostinkos si një biznes modest (start-up), për t'u shërbyer pak klientëve, me qëllim që të ofronim një alternativë të ndershme dhe të besueshme ndaj korporatave të mëdha të hostingut. Hostinkos fillimisht lulëzoi duke ofruar web hosting dhe emaile bazike për bizneset lokale, gratë sipërmarrëse, agjencitë e marketingut dhe start-up-et. Shumica e klientëve që kishim fillimisht ishin të pakënaqur nga ofruesit e tjerë të hostingut, dhe ne si hyrës të rinj në arenën e hostingut, punuam ngushtë me ta për t'u siguruar që kompania jonë plotësonte përsosmërisht nevojat e tyre.
Pak nga pak, Hostinkos zhvilloi një reputacion pozitiv brenda komunitetit. Që atëherë, jemi rritur ndjeshëm nga një rishitës i vogël që mezi njihej, në një nga ofruesit më të njohur të hostingut në rajon. Gjatë viteve tona të para, u fokusuam kryesisht në ofrimin e shërbimeve me cilësi të lartë të shared hosting dhe web dizajnit për individë dhe biznese të vogla. Që nga ai moment, Hostinkos është një kompani që synon të jetë “zgjedhja e përsosur” për bizneset e vogla.