Kur bëhet fjalë për hostimin e bazuar në Linux, cPanel është paneli i zgjedhur i kontrollit për webmasterët, duke kombinuar funksionalite të pashembullta me lehtësinë e përdorimit.
cPanel ofron një mori mjetesh dhe aplikacionesh të dobishme për ta bërë menaxhimin e faqeve të internetit më të lehtë dhe më të përshtatshëm. Thënë ndryshe, cPanel ka aq shumë për të ofruar sa shumë përdorues nuk zbulojnë kurrë të gjitha tiparet e tij të shkëlqyera dhe mund të humbasin gjëra që e bëjnë menaxhimin e uebfaqes më të thjeshtë.
Për t’ju ndihmuar, ne kemi bashkuar këto këshilla të cilat ju tregojnë se si të kurseni kohë dhe të menaxhoni uebfaqen tuaj në mënyrë më efektive.
1. Instaloni aplikacionet me lehtësi
Mjeti App Installer i cPanel e bën shumë të lehtë zgjedhjen e aplikacioneve që dëshironi të instaloni dhe menaxhoni në faqen tuaj të internetit ose llogarinë e hosting. Ju mund të zbuloni se cilat aplikacione janë në dispozicion në Shfletuesin e Aplikacioneve dhe t’i përdorni këto për t’ju ndihmuar të ju japin funksionalitetin dhe mjetet që ju nevojiten për ta bërë faqen tuaj të suksesshme.
2. Shtoni domenë të rinjë në llogarinë tuaj
Nëse dëshironi të përdorni disa faqe interneti nga një llogari e vetme hosting, atëherë mjeti Addon Domains i cPanel është mënyra më e lehtë për ta bërë këtë. Thjesht gjeni mjetin Addon Domains në shiritin e menusë së sipërme dhe plotësoni detajet.
3. Analitikë e integruar
Ndërsa të gjithë e dinë për Google Analytics, jo të gjithë kanë kohën ose dinë si ta vendosin atë në faqen e tyre të internetit. Për fat të mirë, cPanel vjen me AWStats, një mjet analitik me burim të hapur që siguron të dhëna të shkëlqyera mbi vëllimin dhe burimet e trafikut dhe madje ju bën të ditur për trafikun jo-njerëzor siç janë botët të cilët përdoren nga motorët e kërkimit dhe, për fat të keq, hakerat.
4. Menaxhoni skedarët tuaj
Nëse dëshironi një mënyrë më të lehtë dhe më të përshtatshme për të ngarkuar skedarë në serverin tuaj sesa të përdorni FTP, atëherë cPanel File Manager është zgjidhja më e mirë. Duke përdorur këtë ju mund të ngarkoni skedarë individualë ose të vendosni skedarë të shumtë në një skedar zip.
5. Shikoni sa mirë serveri juaj po funksionon
Nëse jeni duke drejtuar një faqe interneti, dëshironi të dini se po funksionon aq mirë sa mund të pritet. Ndonjëherë aplikacionet dhe shërbimet që drejtoni mund të përdorin të gjitha burimet për të cilat keni paguar. Nëse jeni në hosting të përbashkët, mund të zbuloni se përdoruesit e tjerë në server po i mbajnë ato burime.
Një nga veçoritë më të dobishme në cPanel është CPU dhe mjeti i përdorimit të njëkohshëm të lidhjes (ang. concurrent connection usage tool). Kjo jo vetëm që ju tregon CPU -në tuaj, kujtesën, skedarin dhe përdorimin e diskut, por gjithashtu ju mundëson të menaxhoni burimet tuaja, duke ju ndihmuar të parandaloni problemet me faqen tuaj të internetit.
6. Krijoni bazat e të dhënave me lehtësi
Nëse përdorni WordPress ose platforma të tjera CRM për të ndërtuar faqet tuaja të internetit, do t’ju duhet së pari të krijoni një bazë të dhënash. Përdorimi i MySQL database wizard të cPanel ky është një proces i lehtë dhe i drejtpërdrejtë pasi kaloni të gjithë hapat një nga një dhe merrni udhëzime se çfarë të bëni – të tilla si emërtimi i bazës së të dhënave, krijimi i emrave të përdoruesve dhe fjalëkalimeve dhe lidhja e bazës së të dhënave me një domen.
Ndonjëherë mund t’ju duhet të importoni një bazë të dhënash, ndoshta për të ndërtuar një uebfaqe testimi ose kur kaloni në një web host të ri. phpMyAdmin është një mjet tjetër i dobishëm në cPanel që ju lejon ta bëni këtë pa bujë.
7. Përditësoni versionin tuaj PHP
Versioni PHP që përdorni në faqen tuaj të internetit mund të ketë një ndikim në mënyrën se si funksionon në shfletuesin e vizitorëve. Ashtu si të gjithë programet kompjuterike, ai përditësohet herë pas here dhe është gjithmonë e këshillueshme që të azhurnoni në versionin më të fundit të qëndrueshëm të rekomanduar nga hosti juaj dhe i cili është në përputhje me softerin tuaj të web-it.
Ju lehtë mund të azhurnoni versionin tuaj PHP në cPanel duke përdorur MultiPHP Manager. Moduli gjithashtu ju mundëson të kontrolloni një numër funksionesh të lidhura me PHP, të tilla si të lejoni kompresimin zip ose të kontrolloni madhësinë maksimale të skedarëve që mund të ngarkohen.
8. Mos shfletoni aplikacione, kërkoni ato
Me kaq shumë funksione të tjera të disponueshme në cPanel, mund të jetë e lehtë t’i humbasësh ato vetëm duke shfletuar ose kërkuar vizualisht. Ajo që shumë përdorues nuk arrijnë të vërejnë është se nuk ka nevojë ta bëjë këtë fare – cPanel ka një shirit shumë të përshtatshëm kërkimi pikërisht në krye të faqes kryesore. Do të shihni tekstin “Find functions quickly by typing here.”. Thjesht shkruani emrin e funksionit ose aplikacionit që po kërkoni.
Nëse jeni duke kërkuar një web hosting të shkëlqyeshëm me cPanel, shikoni planet tona të web hosting.